Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa të hapura me fermerët për adresim mbështetjeje gjithëpërfshirëse

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime në qarkun Shkodër, me dy ndalesa në Shkodër dhe Malësi të Madhe, duke vijuar dialogun e drejtpërdrejtë me fermerët mbi nevojat reale të sektorit bujqësor.

Gjatë dëgjesës me fermerët, ministri Salla theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë për të reflektuar mbi problematikat ekzistuese dhe për të ndërtuar një skemë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

“Në dëgjesën e radhës me fermerët, po flasim hapur për atë që nuk ka funksionuar dhe po konceptojmë Skemën Kombëtare 2026 mbi siguri, gjithëpërfshirje dhe adresimin e mbështetjes së munguar”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se Skema Kombëtare 2026 do të bazohet në parime të qarta dhe të barabarta për të gjithë fermerët. “Një skemë me rregulla të qarta e të barabarta për të gjithë, të përafruara me standardet e Bashkimit Europian, që garanton pagesa të drejta, duke e bërë sektorin më të fortë, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm”, theksoi Salla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimeve në Shkodër dhe Malësi të Madhe, ministri Salla u shoqërua edhe nga kryetarët e bashkive përkatëse, ndërsa bashkëbisedimi me fermerët u përqendrua në nevojat reale të terrenit dhe në sugjerimet për përmirësimin e mbështetjes publike për sektorin bujqësor. Turi i dëgjesave për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen mbi kontributin e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?