Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka prezantuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ai drejton, i cili synon të minimizojë dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive në infrastrukturën bujqësore dhe sistemet e mbrojtjes nga përmbytjet.
Për të pas evidentimit dhe vlerësimit në terren të problematikave në argjinatura dhe sistemet kulluese, është hartuar një plan i detajuar ndërhyrjesh prioritare. Masat e menjëhershme janë zbatuar në bashkëpunim me pushtetin vendor, për të garantuar funksionalitetin e sistemeve kulluese dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.
Pas përfundimit të reshjeve, është kryer verifikimi i plotë i dëmeve dhe problematikave, të cilat janë përfshirë në programin e ndërhyrjeve për vitin 2026. Ky program synon forcimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen.
Salla theksoi se ndërhyrjet do të fokusohen në rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve të kullimit, si dhe në konsolidimin e argjinaturave, duke garantuar një menaxhim më efikas të ujërave dhe mbrojtjen e prodhimit bujqësor.
KOHA JONË SONDAZH

