Ministri Salla: Skemat mbështetëse nxisin zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot sipërmarrjen “BIOBES”, një histori suksesi në sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore, e ndërtuar nga Besnik Koçi, i cili ka investuar në vendlindje të ardhurat e siguruara nga puna në emigracion. Gjatë vizitës, ministri Salla e vlerësoi këtë iniciativë si një model frymëzues për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të investimeve në funksion të rritjes së prodhimit vendas dhe zgjerimit të eksporteve.

Ai u ndal edhe te skemat mbështetëse të qeverisë për fermerët dhe sipërmarrjet e vogla, duke theksuar programin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, si një instrument konkret në ndihmë të rritjes së biznesit. Besnik Koçi, duke vijuar traditën familjare, ka ndërtuar “BIOBES” në një sipërmarrje lider që lidh fermerët shqiptarë me tregjet ndërkombëtare. Prej më shumë se një dekade, kompania merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike dhe mjekësore, duke bashkëpunuar me rreth 650 familje fermerësh në të gjithë vendin.

Produkte si sherbela, dëllenja dhe kalendula, të mbledhura nga natyra shqiptare, përpunohen sipas standardeve bashkëkohore dhe eksportohen drejt tregjeve të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë vendase. Ministri Salla theksoi se modele të tilla të organizimit të zinxhirit të prodhimit janë thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si dhe për fuqizimin e fermerëve vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania eksporton në tregje si Gjermania, Austria, Franca, Japonia, Izraeli dhe vendet arabe, duke shtrirë aktivitetin e saj në një rrjet të gjerë global. “BIOBES” është një model i qartë i zinxhirit të prodhimit, ku përkushtimi, standardet dhe bashkëpunimi me fermerët krijojnë një histori suksesi për bujqësinë shqiptare dhe produktet “Made In Albania””, tha ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?