FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Salla takon fermerët në Pogradec: 13.8 milionë euro mbështetje për bujqësinë

Bujqësia do të mbështetet me 13.8 milionë euro, u tha ministri i Bujqësisë, Andis Salla fermerëve në një takim në Pogradec. Veç grantit prej 10 mijë eurosh për të rinjtë, po kryhen procedurat që fermerët të marrin 10% të kompensimit të çdo fature që ata kanë shitur gjatë kësaj periudhe.

”Ai që punon tokën vlerësohet drejtpërdrejt, pa procedura dhe pa asnjë burokraci mund të themi, apo afate të tejzgjatura. Po për çdo gjashtë muaj, siç ne e kemi vendosur në korrik dhe në dhjetor, do të depozitojnë pranë Tatimeve dhe do të marrin 10%-shin në këmbim”, tha Salla. Qeveria ka përfunduar procedurat ligjore për trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në disa qarqe të vendit, përfshirë Korçën, Maliqin dhe Pogradecin.

“Tashmë jemi në fazën përfundimtare ku, së bashku me Emergjencat Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, do të kalojmë në procedurën e dëmshpërblimit të tyre. Pra, presim një akt normativ që ne do të kalojmë shumë shpejt besoj, do të kalojmë edhe nëpërmjet mbështetjes apo atë çfarë ne i kemi premtuar fermerëve shqiptarë për mos t’i lënë vetëm dhe për t’i dëmshpërblyer ata”, tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me dëmet që janë shkaktuar në të mbjella prej karkalecave apo sëmundjeve të tjera, ministria është vënë në lëvizje për të kryer monitorimin me dron, i cili do të zgjerohet. “Do të marrim edhe dronë të tjerë ku do të mbulojmë gjithë territorin për problematikat e kësaj natyre apo shqetësimet që na lidhin edhe ndër zonat e tjera, siç është edhe zona e Myzeqesë, apo e Lushnjes, apo e të gjithë qarkut të Fierit”, tha Salla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?