Ministri Sofjan Jaupaj i bashkohet aksionit të pastrimit në Golem: Mjedisi është përgjegjësi e përbashkët

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë sot në një aksion pastrimi në zonën bregdetare të Golemit, në kuadër të Aksionit të Pastrimit Kombëtar, në prag të nisjes së sezonit turistik. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përfshirë Taulantin, Ilvën dhe stafin e Ministrisë së Mjedisit, ministri u angazhua drejtpërdrejt në pastrimin e plazhit, duke dhënë një shembull konkret të përkushtimit institucional për mbrojtjen e mjedisit. Në një mesazh të shkurtër, Jaupaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për ruajtjen e natyrës: “Mjedisi është përgjegjësi e përbashkët”. Ky aksion vjen në një moment kyç, ndërsa zonat turistike bregdetare përgatiten për të pritur fluksin e vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë muajve të verës. Autoritetet synojnë jo vetëm përmirësimin e kushteve mjedisore, por edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë dhe biodiversitetit.

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofjan Jaupaj (@sofjan.jaupaj)

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?