Ministri Tahiri në Qendrën e Emergjencave, festë dhe dhurata për fëmijët
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ishte pjesë e aktivitetit të përvitshëm që organizohet nëpër qendrat sociale me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pikërisht në “Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave”. Për fëmijët e Qendrës u organizua një festë dhe u shpërndanë dhurata.
“Dua vetëm t’ju uroj Gëzuar Vitin e ri, qoftë viti 2017 më i mirë për ju! Syte tanë dhe vëmendja jonë është te ju, fëmijët tuaj, për t’ua bërë jetën më të mirë, kushtet e jetesës më të mira, dhe shpresoj që bashkë me Drejtoreshën, bashkë me Kryeministrin, bashkë me ekipin e qeverisë, të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë sa duhet dhe sa ju e meritoni. Gëzuar të gjithëve 2017!”- tha ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Ndërsa Drejtorja e Qendrës Kombëtare Tranzitore të Emergjencave, Mariola Kote deklaroi se ky është viti i dytë që festohet me fëmijët e qendrës. “Për ne banorët e gjithë stafin, është kënaqësi e madhe që këtu për të festuar në këtë fundviti, kemi ministrin e Brendshëm zotin Saimir Tahiri. Një falënderim edhe për ministrin e Mirëqenies Sociale, është viti i dytë radhazi, që na ka mundësuar ta festojmë së bashku, në Qendrën e Kujdesit Social. Edhe një herë Gëzuar dhe viti tjetër të na gjejë më mirë të gjithëve!”,- tha Drejtorja e Qendrës, Mariola Kote.

