Ministri Veliaj promovon iniciativën “Shqipëria feston”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka promovuar nga Kukësi iniciativën “Shqipëria Feston”, në një aktivitet i cili është realizuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët janë shpërndarë dhurata nga Presidenti i Fuboll Klub Kukësit, Safet Gjici.

Në këtë aktivitet,Ministri Veliaj ka deklaruar se dikasteri që drejton po mbyll një vit me bilanc pozitiv, ku për herë të parë janë dhënë në kohën e duhur pagesat e ndihmëse konomike dhe aftësisë së kufizuar. Veç kësaj, sipas Veliajt do të ketë edhe një tjetër shpërblim, ku për të gjithë skeptikët, ai tha se këto para janë për nevojtarët.

I njohur me situatën e vështirë ekonomike që jetojnë një pjesë e familjeve të Qarkut të Kukësit, Prefekti Gjici tha se këto familje do vijojnë të ndihmohen, si nga shteti ashtu edhe nga kontributi i tij personal. Në qarkun e Kukësit numërohen më shumë se 2411 persona, të cilët trajtohen me pagesë paaftësie. Janë 753 fëmijë me probleme, 188 persona janë të verbër, paratetraplegjik janë 256 persona ndërkohë që 1967 të tjerë janë persona me aftësi të kufizuar.

Flutura Tota

SHKARKO APP