FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Arsimit kërkon rishikimin e teksteve shkollore. Kushi: Të garantojmë standarde të larta dhe cilësi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale.

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se: “Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar”.

Ajo nënvizon se: “para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Ministrja Kushi thotë se në fokus të takimit kanë qenë gjithashtu zhvillimi profesional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhënies.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?