Ministria e Arsimit: Nuk do mbyllen shkollat për shkak të protestës

Ministria Arsimit ka reaguar lidhur me lajmet se mesimi do të pezullohet nesër në Tiranë, për shkak të protestave të opozitës. Në nje njoftimi, Ministria sqaron se nuk ka asnjë vendim të tillë.

"Nisur nga një lajm shpërndarë në rrjetet sociale ku nëpërmjet një foto montazhi që synon të përcjell imazhe të pavërteta thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër se, ditën e enjte datë 12.03.2015, do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat publike e jopublike, per shkak të sigurisë së nxënësve. Ju bëjmë me dije se MAS përgënjeshtron këtë informacion të rremë. Nga ana e MAS nuk ekziston asnjë urdhër i tillë. Mësimi ditën e nesërme do të zhvillohet normalisht. Shprehim keqardhjen pasi të tilla informacione kanë për qëllim dezinformimin e nxënësve dhe publikut me qëllime dashakeqe",- thuhet në reagimin e Ministrisë.

SHKARKO APP