Ministria e Arsimit publikon datën për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, që publikoi sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar, ku bëhet me dije po ashtu se viti i ri shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në datat 9-30 qershor. Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Ky vit shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së Covid-19, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?