Ministria e Brendshme, apel banorëve të zonave të përmbytura

Ministria e Brendshme ka dhënë informacionet e fundit lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Prej ditës së djeshme dhe deri në këto momente Strukturat e Policisë së Shtetit , konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale , Delta Forcë dhe  efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër  dhe Elbasan kanë vakuuar dhe shpëtuar 311 persona dhe konkretisht:

Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë.

Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift)  dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë  evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë.

Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit.

 

 Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme .

Në qarkun Berat:

Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë.

 Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona.

Shtabi i emergjenës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të  funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e  Emergjencave .

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129  me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë.

Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin  e plotë të situatës.

SHKARKO APP