Ministria e Brendshme: Nuk ka asnjë rrezik për Nartën

Ministria e Punëve të Brendshme në një njoftim për mediat, bëri të ditur se “se nuk ka asnjë çarje të kanalit të kullimit të Nartës dhe asnjë rrezik përmbytjeje në këtë zonë për shkak të ujërave të këtij kanali”.
Drejtuesit e shtabit të Emergjencave Civile dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme së Emergjencave Civile janë në terren duke ndjekur nga afër punimet për pastrimin e plotë të kanalit të kullimit të Nartës, i cili lidhet me kanalin e ujërave të larta të Vlorës.
Aktualisht në kanalin e Nartës janë dërguar mjetet e nevojshme si skrepa dhe fadroma për të pastruar pjesë të caktuara të kanalit, që janë bllokuar pjesërisht si dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme që të evitohet çdo rrezik i mundshëm në ditët e ardhshme. Situata është tërësisht nën kontroll dhe brenda të gjitha parametrave të sigurisë së kërkuar.

SHKARKO APP