Ministria e Brendshme: Pretendimi për dhunën ndaj Dodës, i pavërtetë

Paloka para policisë së Tiranës: Mos zbatoni urdhërat politikë të Ramës

Lidhur me deklaratën e Edi Palokës ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila dënon abuzimin e opozitës, e cila synon të hedhë baltë mbi punën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit, duke i dalë në krah cdo shkelësi të ligjit, përfshirë edhe kriminelët.

Sipas Ministrisë së Brendshme “nuk është asnjë surprizë ky qëndrim i opozitës. Publiku i ka ende të freskëta në memorie se si në Lazarat, gjatë operacionit më të madh antidrogë në vend, opozita mbrojti banditët që qëlluan mbi Policinë e Shtetit dhe sulmonte punonjësit e policisë.

Publiku i ka ende në memorie deklaratat e opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që në luftën kundër krimit ka mbështetur bandat duke sulmuar Policinë.

E vërteta është se shtetasi Orest Deda, 32 vjeç, banues në Zallherr të Tiranës, është shoqëruar në Komisariatin Nr.5 të Tiranës në datë 28.02.2015, i akuzuar se ka marrë pjesë në protestë të paligjshme në Kamëz, duke organizuar disa persona për të penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor pranë Institutit Bujqësor në Kamëz.

Pasi janë kryer veprimet procedurale për këtë shtetas është vendosur ndjekja penale në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, vepra penale të parashikuara nga neni 262 dhe 293, i Kodit Penal.

Megjithëse Edi Paloka pretendoi se Orest Deda është dhunuar nga Policia, e madje tregoi edhe nje foto me shenja në fytyrë, përfaqësuesi i opozitës nuk shpjegoi se si këto shenja ishin zhdukur nga fytyra e Dedës brenda pak orësh.

Policia e Shtetit ka marrë vetëm një ankesë nga të shoqëruarit në komisariat pas protestës,  ankesë sipas të cilës njërit prejt të shoqëruarve që protestonin për energjinë elektrike, gjatë shoqërimit nga policia i ishte thyer një pajisje elektronike, tabletë Ipad.”

SHKARKO APP