Ministria e Drejtësisë: Ja çfarë ndodhi sot në Shënkoll dhe Vaqar
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 16:27
Ministria e Drejtesise ka informuar mbi dy ngjarjet e ndodhura sot në burgun e Shenkollit dhe Vaqarrit.
Sipas Ministrise, “sot rreth ores 16.00 ne IEPV Lezhe eshte vene re prezence zjarri ne njeren nga qelite e ketij insitucioni. Forcat zjarrfikese dhe policia e burgjeve kane nderhyre menjehere per shuarjen e zjarrit. Ne vendngjarje eshte gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me nje zjarrvenie aksidentale si pasoje e shperthimin te nje bombule gazi per gatim. Hetimet vijojne per te percaktuar detajet e metejshme te ngjarjes.
Ministri Manjani dhe autoritet e sistemit penitenciar po e ndjekin me vemendje ngjarjen. Gjendja momentalisht po shkon drejt normalitetit ndersa jane marre te gjitha masat ne bashkepunim me policine e shtetit per mbajtjen nen kontroll te plote te situates.
Nderkohe, sot rreth ores 16.00 ne IEPV Vaqarr eshte plagosur me arme zjarri, nga jashte institucionit nje i paraburgosur, i cili eshte jashte rrezikut per jeten.
Drejtoria e burgjeve informon se po kryhen te gjitha veprimet hetimore dhe situata paraqitet e qete”.
KOHA JONË SONDAZH