Ministria e Drejtësisë shkarkon kreun e burgut të Korçës

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar ditën e sotme kreun e Burgut të Korçës, Robert Kodra. Shkarkimi nga detyra i Kodrës vjen pas kërkesës së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Ministria e Drejtësisë thotë në një deklaratë se vendimi për shkarkimin e Robert Kodrës është marrë për keqmenaxhim të institucionit.

“Drejtori i Burgut të Korçës ka shkelur rregullat për lejet për të dënuarit. Pas hetimit administrativ është vënë re shkelje e Rregullores së Burgjeve”, thotë Ministria e Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?