Ministria e Energjitikës-ministria e veprimeve mafioze dhe e pislleqeve shtetrore

 

Ajo çka ndodhi e po ndodh në Marinëz është vetëm faji i ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, i cili i ardhur nga bota e biznesit të dhomave të tregtisë së Tiranës e skutave të errëta të bizneso-politikës, e ka shndërruar ministrinë e Energjitikës në një strehë të interesave e pazareve  personale e private të një pjese të aparatçikëve shtetrorë si dhe e disa bizneseve emrat e te cilave po dalin .Vetëm ministri i Mjedisit Lefter Koka bëri namin dhe e kishte pezulluar aktivitetin e “Bankers” për shkaqet që tashmë çuan në katastrofë mjedisore. Ministri përkatës i Energjitikës Gjiknuri as që e kishte vënë ujin në zjarr për këtë problem, bile është munduar ta mbajë mirë me “Bankers” e jo me ligjin dhe banorët e thjeshtë. Një ministër vjen në karriken e ministrit për të zbatuar ligjin dhe për të mos u marrë me biznese private apo që të mos punojë për llogari të fshehta të bizneseve që kishte personalisht përpara se të bëhej ministër.

A e ka kontrolluar ILDKPI këtë ministër për konflikt interesash private me postin e shtetit? A ka kërkuar Prokuroria informacion për ministrin Damian Gjiknuri se si dhe kujt ia ka transferuar kompanitë e tija? A ka ndonjë kontroll nga zyra e kryeministrit Rama për ministrin Gjiknuri apo Edi Rama gënjëhet nga llafet e bukura të ministrit? A flet njeri në grupin parlamentar të PS-së se si vepron  ministria kryesore e vendit ku është energjitika nën hyqmin e ministrit Gjiknuri?

 

 

 

SHKARKO APP