Ministria e Financave: Nga akciza u mblodhën 23.1 miliardë lekë në buxhet
Të ardhurat nga akciza gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2024 u realizuan në masën 23.1 miliardë lekë.
Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 2 miliardë lek[ ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Këto të ardhura, bën të ditur MF, 512 milionë lekë ose 2.3% më shumë se plani i akcizës për 5-mujorin 2024.
Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023.
Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të akcizave për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për duhanet, rritjen e sasive të importit, prodhimit vendas dhe konsumit të mallrave të fortë si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., kjo edhe për shkak të rritjes shumë të madhe të fluksit të turistëve në vend, forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, reduktimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.
ATSH