FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

Ministria e Financave i ka kthyer përgjigje Shoqatës Kombëtare të Transportit për zbatimin e detyrimit me pajisjen POS në autobusët e shërbimit publik.

Ministria thotë se operatorët e transportit urban nuk kanë detyrim për pagesat me kartë për shkak të pajisjes së menjëhershme me biletë ose abone të pasagjerëve.

“Rezulton se operatorët e transportit publik urban brenda qytetit (autobusët), duke qenë të përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, nëse bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person autorizuar, rrjedhimisht janë të përjashtuar edhe nga detyrimi ligjor për t’u pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, në rastin konkret në çdo autobus urban individual, që operon brenda qytetit”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?