Ministria e Jashtme hedh poshtë pretendimet ndaj ambasadores së Shqipërisë në Gjermani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon për një shkrim të publikuar në disa portale mbi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, duke sqaruar se janë ngritur pretendime të pavërteta, të pabazuara dhe spekulative.

Në një reagim zyrtar, MEPJ sqaron se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për nisjen e një hetimi penal, shpallje si e pandehur apo përfshirje në shkelje ligjore të çfarëdo natyre. Pretendimet mbi emërime personale, keqmenaxhim fondesh apo lidhje të supozuara me figura publike janë tërësisht të paqena dhe nuk mbështeten në fakte.

Ministria thekson se veprimtaria e përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, standardet profesionale dhe normat etike të shërbimit diplomatik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo publikim që përhap informacione të pavërteta, dezinformim apo insinuata që cenojnë reputacionin e institucioneve shtetërore dhe të përfaqësuesve të tyre është i papranueshëm dhe i dëmshëm për interesin publik”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, MEPJ bën të ditur se rezervon të drejtën për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore në dispozicion për mbrojtjen e së vërtetës, dinjitetit dhe integritetit institucional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?