FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët në Egjipt: Nuk do të penalizoheni për shkelje afati të qëndrimit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka arritur dhe mirëkuptimin e Egjiptit që shqiptarët që ndodhen aty në pamundësi për rinovim të lejes së qëndrimit nuk do të gjobiten nëse e tejkalojnë atë.

Në një status në FB, MEPJ thotë se tejkalimi i afatit nuk do të përllogaritet si shkelje dhe nuk do të ketë penalizime.

Shqiptarët në shumë vende të botës kanë ngelur jashtë kufijve për shkak të pezullimit të udhëtimeve si dhe mbylljes së kufijve nga Shqipëria apo vende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NË FB I MEPJ

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

‼️ Informojmë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Egjipt, të cilët për shkak të pandemisë COVID-19 ?, nuk mund të kthehen në vendin e tyre, si pasojë e pezullimit të fluturimeve dhe udhëtimeve, si dhe për shkak të pamundësisë për të rinovuar lejeqëndrimet prej mbylljes së zyrave përkatëse, se tejkalimi i afatit të qëndrimit nuk do të përllogaritet si shkelje afati dhe nuk do të kenë penalizim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?