Ministria e Jashtme për Eva Dumanin: Operacioni u mundësua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi është realizuar operacioni për kthimin në Shqipëri të Eva Dumanit, e cila gjendej prej disa vitesh në kampin xhihadist “Al-Hol” të Sirisë.

“Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve”,- thuhet në reagim.

Eva Dumani kishte mbetur e vetme në kampin famëkeq “Al-Hol” në Siri, por pas 12 vitesh është rikthyer në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj. Ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj xhihadist dhe ishte dërguar në Siri, ku jetoi për vite me radhë në kushte ekstreme në kampin e refugjatëve dhe familjarëve të ish-luftëtarëve të ISIS-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh, Gledis Nano për kampin në Siri: Ende ka familje shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani mbërrin në Rinas

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?