Ministria e Jashtme shtron iftar për myslimanët

Për të tretin vit radhazi, Ministria e Punëve të Jashtme ftoi në një mbrëmje iftari besimtarët myslimanë, diplomatë, zyrtarë, përfaqësues të medias dhe personalitete nga fusha e artit dhe kulturës. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në agjërim, ndjeshmëria, ndihma ndaj të varfërve është qëllimin i çdo besimtari mbështur në vlerat e fesë. Ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati, tha se krizat e shoqërisë kanë nevojë të adresohen në vlerat e besimit.

Muaji i Ramazanit është një mundësi për ti mbrotjur këto vlera nëpërmjet këtij rrugëtimi të brendshëm shpirtëror. Sot bota përballet me atë që Papa Francesku e ka përkufizuar si globalizimi i indiferencës. Krizat në botë që janë shumëpërmasore kanë nevojë të adresohen duke patuar në vëmendje këto vlera të patjetërsueshme”, tha ai.

Është e rekomandushme që në muajin e Ramazanit, besimtarët të shpenzojnë kohë dhe të përkujdesen ndaj familjes, grupeve vunerabël, dhe gjatë agjërimit të kujtojnë pamundësinë e të vobektëve për ushqim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryerja e veprave të tilla fisnike kërkon njerëz me zemër të madhe. Parë në këtë këndvështrim muaji i Ramazani është koha kur zgjojme dhemshurinë dhe solidaritetin me të tjerët, sidomos me të varfërit, duke iu përgjigjur nevojave të tyre sepse në këtë muaj ne vetë e përjetojmë urinë në të cilën i vobekti i përjeton gjatë gjithë jetës së tij”, u shpreh Bujar Spahiu, Nënkryetar i Komuniteti Mysliman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muaji i agjërimit nisi në datën 6 qershor dhe përmbyllet në datën 5 korrik me kremtimet e festës së Bajramit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?