Ministria e Mbrojtjes: 50 efektivë të FA dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit në Laç

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në qytetin e Laçit, bashkia e Kurbinit. Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi. Flakët e zjarrit kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout.

SHKARKO APP