Ministria e Mbrojtjes: Demiraj ka shkelur ligjin duke dalë jashtë kufijve pa leje, cënoi sigurinë kombëtare

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas vendimit për shkarkimin nga detyra të kolonelit Dritan Demiraj.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se vendimi është marrë, pasi është konstatuar se Demiraj ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ‘për statusin e ushtarakut’, duke dalë jashtë kufijve pa leje.

Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se ushtarakë të gradës së Demirajt disponojnë informacion të klasifikuar që mund të cënojë sigurinë kombëtare.

 Të gjithëve u kërkohet zbatimi i ligjit aq më tepër ushtarakëve me gradë të lartë.

Për fat të keq, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë për kolonelin Dritan Demiraj, i cili në mënyrë të përsëritur në më shumë se një rast ka shkelur ligjin ‘për statusin e ushtarakut’, duke dalë jashtë kufijve pa leje.

Këto veprime konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës ushtarake për aq kohë sa ushtarakë të kësaj grade disponojnë informacionin e klasifikuar që mund të cënojnë sigurinë kombëtare.

Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm që MM dhe SHPFA kanë vepruar në kushtet e shkeljes së rëndë të disiplinës e të ligjit.

Ndërsa i njohim kontributin dhe i urojmë suksese në aktivitetin e tij privat, zbatimi i ligjit dhe ardhmja e Forcave të Armatosua mbeten gjithmonë më të rëndësishme se individi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

SHKARKO APP