Ministria e Mbrojtjes jep detaje për zjarret: U raportuan 23 vatra në 24 orë, 7 ende aktive

7 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ndërsa 23 vatra janë raportuar në 24 orët e fundit nga të cilat 16 janë shuar.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacion kanë marr pjesë 119 trupa të FA dhe një helikopter “Cougar”. si edhe u angazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete.

“Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe”, bën me dije ministria.

SHKARKO APP