Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 43 vatra në 24 orët e fundit, katër mbeten ende aktive

Nga 48 vatrat aktive të zjarrit në vendin tonë, situata më problematike po shfaqet në disa zona.

Aktualisht po punohet në disa fshatra, mes të cilëve:

Në fshatin Tetaj, bashkia Tropojë janë angazhuar 13 forca nga strukturat vendore të bashkisë Tropojë.

Në fshatin Bukëmirë, bashkia Mirditë, zjarri ka prekur një sipërfaqe me shkurre dhe pemëtari dhe janë angazhuar 40 forca nga strukturat vendore.

Në fshatin Baqel, njësia administrative Blinishtjanë angazhuar 105 forca operacionale të cilët kanë punuar dhe kanë arritur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit atje, i cili po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundëshëm.

Zjarret janë shuar konkretisht në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

SHKARKO APP