Ministria e Shëndetësisë: 5 infermierë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit Universitar të Traumës

Pesë infermierë të rinj i janë bashkuar ekipeve shëndetësore në spitalet publike në vend, duke plotësuar nevojat dhe duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se pesë infermierët, Sabrina, Greta, Erisa, Ajora dhe Ani, infermier fizioterapist po kontribuojnë çdo ditë me përkushtim dhe përgjegjësi për t’iu ofruar pacientëve kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe të sigurt.

Që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?