Ministria e Shëndetësisë: 6 viktima dhe 139 raste të reja me koronavirus

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën dhe 139 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Viktimat janë një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku.,  një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha në një deklaratë për mediat se janë kryer 561 testime. “Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara”,– tha Tomini.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Dr. Eugena Tomini përsëriti thirrjen e institucioneve për qytetarët, të cilët duhet të shmangin grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

“Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm”,- tha Tomini.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)

Testime totale              43764

Raste pozitive              5889

Raste të shëruara         3123

Raste Aktive                  2589

Humbje jete                 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1451

Durrës              302

Shkodër           230

Fier                  103

Vlorë               94

Lezhë              86

Korçë              82

Kukës              80

Elbasan            55

Berat               43

Dibër               32

Gjirokastër      26

SHKARKO APP