Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët: Mos qëndroni në diell, temperaturat shumë të larta

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, duke rritur shqetësimet për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ka ndarë një sërë këshillash nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik për përballimin e valës së të nxehtit.

Mjekët rekomandojnë hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës, shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta, si dhe qëndrimin në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?