Ministria e Shëndetësisë: Prokuroria të nisë hetimet për barnat

Ministria e Shëndetësisë ripërsëriti sot thirrjen publike ndaj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë menjëherë hetimin e akuzës së Partisë Demokratike për barna të falsifikuara në spitale.

Në një njoftim për shtyp të MSH-së, theksohet se “kjo nuk është një çështje e thjeshtë dhe nuk mund të kalojë si pjesë e koncertit të përditshëm politik të shpifjeve të PD-së. Kjo është një çështje që prek psikologjikisht qytetarët dhe akuza e PD-së nxit panikun ndaj shërbimit spitalor në Shqipëri”.

Ministria e Shëndetësisë përsërit po ashtu se në këtë akuzë nuk ka asnjë të vërtetë tjetër përveç faktit se PD-ja po sillet përditë me qytetarët si i mbyturi që kërkon të të mbysë.

SHKARKO APP