Ministria e Turizmit nis sensibilizimin për plazhe të pastërta

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, kanë nisur një aksion sensibilizues për pastërtinë në plazhe.

Nga monitorimet gjatë muajve Korrik-Gusht të zhvillura nga ekipet e MZHETTS, AKT dhe AKB  rezulton se ka ndotje në disa plazhe gjatë vijës bregdetare. Pavarsisht se në stacionet e plazhit janë vendosur koshat për hedhjen e mbeturinave, pushuesit nuk kujdesen sa duhet që në fund të ditës mbeturinat t’i largojnë nga vendi i zgjedhur për të  pushuar.

Për të minimizuar ndotjen në plazhet e evidentuara nga monitorimi me probleme, ekipet e MZHETTS dhe AKT nga Himara, nisën aksionin sensibilizues çadër më çadër duke shpërndarë qese plastike, pushuesve për hedhjen e mbeturinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e parë e këtij aksioni nisi nga plazhet e Himarës, Jalit, Dhërmiut dhe Drymades.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një tjetër grup shkoi në Plazhin e Semanit, i cili është zgjedhur nga mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Ministrja Milva Ekonomi për  iniciativën e  Plazhe të Pastërta thotë:

“Është përgjegjësi e secilit prej nesh të kujdeset për pastërtinë e plazheve. Grupet e punës nga MZHETTS dhe AKT do të vijojë sensibilizimin për të patur ambiente pushimi sa më të pastra pasi kjo në fund të ditës është në interes të vetë pushuesve të cilët i rikthehen një ditë më pas po të njëjta plazheve”.

Nga plazhi i Dhërmiut, Leonard Maçi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit përcolli këtë mesazh: “Kjo fushatë është në shërbim të sensibilizmit të pastërtisë në plazhe për personat që popullojnë stacionet e plazhit, mendoj se kjo do të na sjellë një rezultat pozitiv. Vërejmë se ndotësit janë vetë pushuesit të cilët nuk respektojnë kushtet më minimale të largimit të mbeturinave. Nëpërmjet kësaj iniciative, ne kërkojmë të përcjellim këtë mesazh. Ta duam plazhin dhe të respektojmë ambientin ku ne qëndrojmë dhe pushojmë”.

Nëpërmjet një infografi të postuar në Twitter, ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor 10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës.

Megjithatë sfida e pastërtisë së plazheve mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor që menaxhon stacionet e plazheve dhe vetë qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?