Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët
Aktualitet E Martë, 3 Gusht 2021 04:55
Ministria e Brendshme ka publikuar guidën e Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas një postimi të ministrisë, procesi do të jetë transparent, i paanshëm dhe i besueshëm. Organet e vlerësimit do të jetë të pavarura, ndërsa theksohet se do të ketë asistencë edhe nga ndërkombëtarët. Në filtër do të kalojnë mbi 12 mijë punonjës policie për integritetin dhe pasurinë.

