Ministri:“O kafshë!”, ndërpritet seanca parlamentare!

 

Fjalor i rëndë në parlament. Deputetja Albina Deda po kërkonte nga Ministri i shëndetësisë të ndihmohej një fëmijë i sëmurë, që ka nevojë të kurohet jashtë Shqipërisë, por Ilir Beqja i thirri nga vendi “O kafshë!”, i inatosur nga replika e saj. Atëherë deputetja i kërkoi të kthente mbrasht sharjen dhe kur Beqja nuk pranoi të gjithë deputetët e PD u çuan në këmbë. “Seanca nuk vazhdon nëse sharja nuk tërhiqet mbrapsht dhe Ilir Beqja të kërkojë falje” ka thënë deputetja e PD, Albina Deda. Drejtuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho ndërpreu seancën, dhe kërkoi 10 minuta pushim. Ilir Beqja është përfshirë në disa skandale kohët e fundit dhe është një nga ministrat më të përfolur për korrupsion me tenderat e institucionit që drejton

SHKARKO APP