Ministrja Albana Koçiu: Program kombëtar për depistimin e skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç

Programi kombëtar i depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë vizitës në kampin veror në Thumanë, dha lajmin e mirë për programin kombëtar të depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç. Ministrja vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të shëndetshme dhe aktive për fëmijët. “Përkujdesje dhe dashuri për çdo hap të tyre”, tha Koçiu.

Programi i depistimit do të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor dhe konsiderohet një vlerë e shtuar për shëndetin e fëmijëve. Me fokus të veçantë përkujdesjen ndaj fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë po ashtu edhe dy programe kombëtare depistimi në shkolla, siç janë ai për depistimin e shikimit dhe për kujdesin dentar.

SHKARKO APP