Ministrja Anila Denaj: Prodhimi vendas i grurit, furnizim i tregut me produkte cilësore Made in Albania

Në fermën e Eduard Doçit në Kukës ka nisur korrja e grurit në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj poston foto nga ferma e Eduard Doçit, ndërsa tha se “prodhimi shkon në tregun vendas, duke kontribuar jo vetëm në furnizimin me produkte cilësore Made in Albania, por edhe në forcimin e ekonomisë familjare dhe asaj vendase”.

Qeveria po vijon mbështetjen e fermerëve me qëllim që të rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

Së fundmi qeveria miratoi një Garanci Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, një instrument i cili do të vihet në shërbim të fermerëve me qëllim lehtësimin e aksesit në financë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?