Ministrja Denaj: Buxheti për strehimin në 2019 është rritur me 30 %

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Evropës të Kombeve të Bashkuara (UNECE) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), organizon në datat 2 dhe 3 maj 2019 konferencën “Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri”. Qëllimi i kësaj konference është forcimi i kapaciteteve kombëtare për hartimin e politikave të bazuar në dëshmi apo evidenca për strehimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban me fokus strehimin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme në hapjen e punimeve të konferencës dhe gjatë fjalës së saj, theksoi se strehimi është një nga objektivat socialë të shtetit shqiptar, sanksionuar dhe në Kushtetutë, dhe është në fokus të politikave qeveritare. Në përmbushje të këtij objektivi është miratuar Strategjia për Strehimin Social 2016-2025, që përcakton angazhimet afatgjata të qeverisë në mbështetje të funksionit të njësive vendore në fushën e strehimit, si dhe është miratuar vitin e kaluar ligji i ri “Për strehimin social”, i cili parashikon disa programe që adresojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi. Ministrja tha se politikat qeveritare janë shoqëruar me buxhete konkrete, duke bërë që buxheti për strehimin në vitin 2019 të rritet me 30 për qind në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, Denaj vuri në dukje se në vijim kërkohet një rritje e përgjegjshmërisë së njësive vendore dhe akordimin e fondeve nga të ardhurat e tyre për rritur impaktin te komuniteti. “Për këtë arsye, këtë vit është vendosur se një nga kushtet për të përfituar fonde buxhetore është kontributi i jo më pak se 20 % të kostove të projekteve të mbulohet nga të ardhurat e vetë bashkive”, u shpreh Ministrja Denaj. Të pranishëm në aktivitet ishin Brian J. Williams, Koordinator Rezident i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë; kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; përfaqësues nga UNECE dhe UN-Habitat, si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vitin e kaluar u miratua ligji i ri “Për strehimin social”, i cili parashikon disa programe që adresojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi. Ndërkohë, këto politika janë shoqëruar dhe me buxhete. Në vitin 2019, buxheti për strehimin pësoi një rritje prej 30% krahasuar me një vit më parë. Çka kërkohet në vijim është rritja e përgjegjshmërisë së njësive, akordimi i fondeve nga niveli qëndror dhe kryesisht ai vendor. Për këtë arsye, këtë vit është vendosur se një nga kushtet për të përfituar fonde buxhetore është kontributi i jo më pak se 20 % të kostove të projekteve të mbulohet nga të ardhurat e vetë bashkive. Po jap disa shifra se ku qëndrojmë sot: Janë ndërtuar gjithsej 1,138 apartamente sociale me qira, të cilat janë në pronësi të 8 bashkive, me fondet e veta të ndërtuara dhe nga viti 2011 janë 570 apartamente në programin e banesave me kosto të ulët; Janë dhënë rreth 4,000 kredi me interesa të subvencionuara nga buxheti i shtetit. Politikat e strehimit pas vitit 2013 kanë një fokus më të përqendruar në zgjidhjen e problematikave në familjet e varfra dhe të pa favorizuara, si familje të minoritetit rom e egjiptian, gra të dhunuara, familje një prindërore, persona me aftësi të kufizuara, etj. Gjatë viteve 2014-2018 janë ndihmuar rreth 1,700 familje për të paguar qiranë e banesës në treg dhe rreth 1,200 familje me investime për përmirësimin e kushteve të banimit. Konferenca është e një rëndësie të veçantë për politik-bërjen dhe për ndërthurjen më të mirë të politikave sektoriale të vendit, e veçanërisht politikat e planifikimit urban dhe ato të strehimit me Axhendën 2030, për treguesit e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që do të jenë fokus i kësaj konference. Axhenda e re globale është pikënisje për programe zhvillimi ambicioz në një sërë fushash të cilat harmonizojnë angazhimet tona europiane me nevojën për ta çuar vendin në nivele më të zhvilluara se sa ai sot dhe drejt vendeve të Bashkimit Europian”,-tha më tej ministrja Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?