Ministrja Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 19% në periudhën janar-shtator 2024

Eksportet bujqësore vijuan trendin rritës edhe gjatë këtij viti. Referuar statistikave zyrtare, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se “gjatë periudhës janar-shtator 2024 eksportet kanë shënuar rritje me 19% krahasuar me një vit më parë”.

Gjatë kësaj periudhe u eksportuan rreth 358 380 tonë produkte bujqësore, kundrejt 301 956 tonë produkte që u eksportuan gjatë janar-shtator 2023.

Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denaj tha se qeveria do të vijojë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?