Ministrja Denaj në Dimal: Fuati dhe Lorenci përfitojnë të parët si pjesë e grupimeve të fermerëve të bashkuar

Fermerët në të gjithë vendin po drejtohen drejt aplikimit të teknikave të mbrojtjes me bletë, duke pakësuar përdorimin e pesticideve dhe rritur cilësinë e prodhimit, për të plotësuar kërkesat e tregjeve të eksportit me vlerë të lartë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi vizitoi në Dimal, serrat e dy fermerëve që kultivojnë perime prej 13 vitesh.

Ministrja Denaj bëri të ditur se dy fermerët, Fuati dhe Lorenci do të përfitojnë të parët masën maksimale 200.000 lekë për hektarë nga Skema Kombëtare 2024 si pjesë e grupimeve të fermerëve të bashkuar.

Qeveria miratoi në fillim të këtij muaji Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024, me 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh, aplikimet e së cilës pritet të nisin më 27 mars.

SHKARKO APP