Ministrja Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga UNIDO, në Vjenë, mbi “Industrializimin në vendet me të ardhura të mesme: Një forcë lëvizëse për zhvillim të qëndrueshëm”. Denaj u ndal në reformat e bëra nga qeveria shqiptare për kalimin në një ekonomi të drejtuar nga teknologjia, me synim rritjen e vlerës së punës dhe produkteve, zinxhirin e vlerës dhe aksesin në tregje.

“Shqipëria po punon intensivisht në zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimin rajonal dhe reformat integruese për përfshirje në tregjet elitare të BE-së me produkte cilësore duke synuar rritjen e mëtejshme të eksporteve të produkteve shqiptare”, u shpreh ajo.

Po ashtu ministrja Denaj vuri në dukje se ekspertiza e UNIDO do të mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në përshpejtimin e procesit të bashkimit të fermerëve dhe krijimit të zinxhirit të vlerës, rritjen e cilësisë dhe standardeve të produkteve, në veçanti në lidhje me frutat, perimet dhe bimët mjekësore, duke synuar shkallë më të lartë në industrializim si një motor i zhvillimit të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?