Ministrja Denaj: Rritja e kreditimit, domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave, vuri theksin në domosdoshmërinë e fuqizimit të kreditimit pasi kjo ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të vendit, si dhe është një aktivitet bazë i rëndësishëm për vetë bankat.

Sistemi bankar është i mirë kapitalizuar me 18% CAR, dukshëm më i lartë se minimum 12 % i kërkuar sipas rregullores. Vitin e kaluar ka pasur rritje të aseteve në masën 1.9 % duke arritur 1,453 billion ALL, si edhe rezultat pozitiv financiar”, tha ajo.

Sipas ministres sfidat në sistemin bankar shqiptar vazhdojnë, duke përmendur presionin e uljes së normave të interesit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nevojën për të përshtatur modelet e tyre të qëndrueshme të biznesit me nevojat e tregut aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Në mbyllje të fjalës së saj ajo u shpreh se:- “Shoqata Shqiptare e Bankave, si një organizëm jo fitim prurës, është vendi ku bankat ulen dhe diskutojnë midis tyre për shqetësimet, ndarjen e eksperiencave të përbashkëta, nevojat për ndryshime dhe mbi të gjitha një shoqërues proaktiv i zhvillimit të politikave të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?