FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Denaj takim me blegtorët në Korçë: Financim nga Skema Kombëtare e Mbështetjes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me blegtorët, pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Korçë.

Në takim u fol rreth nevojave të sektorit dhe mbështetjen e ministrisë përmes investimeve në blerjen e gjedhëve të rinj për shtimin e përmirësimin e racës së krerëve.

Denaj vuri theksin tek vëmendja e shtuar në mbështetjen e blegtorisë, sektor që po përballet me sfidat e fuqisë punëtore dhe bashkimin për më shumë mundësi ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vazhdojmë financimin e blegtorëve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, me aktin e ri normativ do të mbështesim 100% me subvencione të gjithë blegtorët që kanë aplikuar e plotësuar kushtet’, theksoi ministrja Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?