FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Denaj takim me homologun Nikolovski në Shkup: Dakordësuam zgjerimin e bashkëpunimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet në Shkup, ku ka zhvilluar një takim me homologun Ljupcho Nikolovski.

“Kënaqësi të zhvilloja takim me homologun Ljupcho Nikolovski, ministër i Bujqësisë, Pyjtarisë dhe Menaxhimit të Ujrave të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të konferencës rajonale për ndryshimet e kushteve klimaterike dhe ndikimin në bujqësi”, u shpreh Denaj.

Nga ana tjetër, Denaj vuri në dukje dakortësinë mes dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve që do të vijoj vitin e ardhshëm, në kuadër të marrëveshjeve bilaterale që kanë firmos dy vendet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dakordësuam zgjerimin e marrëdhënieve që do të vijojmë në vitin e ardhshëm në kuadër të marrëveshjeve bilaterale që dy vendet tona kanë firmosur e në frymë të bashkëpunimit rajonal, si pjesë e axhendës së integrimit dhe Procesit të Berlinit, në rritje të cilësisë së produkteve dhe eksporteve”, deklaroi Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?