Ministrja e Arsimit, Kushi tregon tre ndryshimet që prekin Maturën 2023

Gjatë një takimi me maturantë, prindër dhe mësues në Elbasan, ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantoi tre ndryshimet që prekin maturën 2023. Ndryshimet janë që nga hartimi i testit, administrimi i provimit dhe mundësia e rivlerësimit të testit.

Pas diskutimeve me grupet e eksperteve, Kushi publikoi peshën e notës mesatare dhe provimeve të maturës në konkursin e mjekësisë. Testi elektronik për mjekësinë do të ketë 30% te pikëve, ndërsa 70% do ti ketë mesatarja e gjimnazit dhe notat e provimeve të maturës.

Pas shumë vitesh nga heqja e konkurseve në universitete, Ministria e Arsimit po piloton testimin elektronik për degën e mjekësisë. Fondi i pyetjeve nga lënda e kimisë, biologjisë dhe fizikës por hartohet nga një grup mësuesish dhe do të bëhen publike për maturantët në ditët e fundit të dhjetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?