Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbledhje urgjente me gjithë drejtorët e burgjeve

Aktualitet E hënë, 5 Prill 2021 11:20
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbledhje urgjente me gjithë drejtorët e burgjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur në një takim urgjent drejtorët e çdo burgu dhe IEVP-je të sistemit të burgjeve në vend. Në këtë takim me dyer të mbyllura, Gjonaj ka marrë nën analizë të gjithë veprimtarinë e secilës IEVP dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me titullarët duke kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësisë mblodhi të gjithë drejtorët e burgjeve për t’i porositur qe edhe pse ndodhemi në fushatë elektorale, fokusi i garantimit të sigurisë është maksimal. Gjonaj është shprehur se detyra e vetme e drejtorëve të burgjeve është çështja e sigurisë në institucione. Gjonaj u treguar e prerë edhe mbi situatën e lejeve të veçanta duke theksuar faktin qe jane te pezullara tashme prej me shume se nje viti, dhe kjo duhet te respektohet edhe gjate kesaj periudhe deri ne nje urdher te dyte.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përsa i përket masave që duhen marrë për sigurinë në institucione, ministrja theksoi se siguria në institucione duhet të jetë më e alertuar, në një shkallë më të lartë se sa ka qenë. Forcat policore do të duhet të jenë në një shkallë gatishmërie më të lartë për shkak të situatës elektorale. Një nga porositë e tjera në takim ishte marrja e masave per ndalimin dhe kapjen e sendeve ndaluara ne institucion, sidomos celularët dhe lëndët narkotike apo sende të tjera që mundet të sjellin një rrezik për pjesën e sigurisë në institucione.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj ka deklaruar se Salla Operacionale e Monitorimit është tërësisht funksionale funksionon 24 orë çdo ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për të evidentuar çdo shkelje që mund të ndodhë në çdo IEVP dhe përgjegjësia e shkeljeve do të jetë individuale për çdo drejtues IEVP-je. Ministrja Gjonaj ka qenë e prerë edhe për çështjen e respektimit të protokolleve të sigurisë në IEVP-të ku zbatohet regjimi i posaçëm 41Bis.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Gjonaj deklaroi se sistemi 41 Bis është hapi më kurajoz dhe më i suksesshëm që është ndërmarrë në sistemin penitenciar dhe se nuk do të lejojë askënd që ‘të mbyllë njërin sy’ e ‘të mbyllë njërin vesh’, që të mos respektojmë rregullat që duhet të ketë 41 Bis. Monitorimi i rreptë për regjimin 41 Bis do të bëhet nga drejtori i Policisë së Burgjeve dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë kërkoi kujdes të veçantë me raportet e vlerësimit të sjelljes të të dënuarve dhe të të paraburgosurve që japin stafet e burgjeve dhe që përtej faktit që është vendosur filtri që duhet të merret miratim në Drejtorinë e Përgjithshme, askush nuk mund të mendojë që do t’ia dalë të bëjë shkelje ligjore në këtë aspekt.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjithashtu analizoi pjesën e masave që duhen marrë për administrimin e procesit zgjedhor pasi pothuajse të gjitha IEVP-të, do të kenë qendra votimi. Nga ana e stafit tuaj, sidomos atij ligjor, do të duhet të merren masa që t’i jepet mundësia administratës zgjedhore që të bëjë mbarëvajtjen e procesit. Ministrja e Drejtësisë gjithashtu risolli në vëmendje respektimin maksimal të protokolleve anticovid dhe se nuk do të tolerojë asnjë infektim në grup të të dënuarve pasi kjo do të thotë që masat anticovid nuk po respektohen.

Ajo theksoi se në një vit pandemi, administrimi i situatës anti-covid në burgje ka qenë një histori suksesi dhe se nuk do të lejojë askënd të njollosë këtë histori, sidomos tani kur kemi dritë në fund të tunelit të pandemisë. Gjonaj deklaroi se janë vaksinuar deri tani 160 punonjës të personelit shëndetësor të burgjeve falë kërkesës së saj të drejtpërdrejtë. Njëlloj, do të përfshihen me prioritet në vaksinim punonjësit e Policisë së Burgjeve në të njejtën kohë me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Etiketat e lidhura

etilda gjonajMinistrja e Drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.