Ministrja e Financave: Do të rregullojmë pagat për fundjavat, turnet e dyta dhe të treta
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se nga 1 qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat. Teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet, Ibrahimaj paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.
Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta si dhe ditët në fundjavë.
“Nga data 1 qershor do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira, ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do të paguajë tatimin.
Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku. Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore. Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj. Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë”, tha Ibrahimaj.