Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu: Politika dhe programe me fokus barazinë gjinore në të gjithë nivelet
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me përfaqësuesin e UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta dhe anëtarë të Komisioneve Parlamentare, Aleancës së Grave Deputete.
Koçiu tha se gjatë takimit diskutuan për raportin kombëtar mbi zbatimin e Deklaratës dhe Platformës për Veprim të Pekinit në të cilin janë reflektuar arritjet dhe sfidat në lidhje me barazinë gjinore dhe të drejtat e vajzave dhe grave në vend.
“Qeveria shqiptare dhe MSHMS gjatë viteve të fundit kanë shënuar hapa të rëndësishëm në përmirësimin e politikave dhe programeve me në fokus barazinë gjinore në të gjitha nivelet, forcimin e kapaciteteve zbatuese të institucioneve tona dhe zgjerimin e shërbimeve sociale te integruara”, u shpreh ministrja.
”Arsimi cilësor, trajnimi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës për gratë dhe vajzat; eliminimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave; gratë në sipërmarrje dhe sipërmarrjet e grave; përfshirja digjitale dhe financiare për gratë; mbrojtja sociale e përgjegjshme gjinore, janë 5 objektivat kryesore në prioritet të punës së pushtetit qendror dhe vendor”.