Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu jep një lajm të mirë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale, bëri me dije vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me Covid-19. Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të Covid-19. Mësohet se 0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me Covid-19.

SHKARKO APP