Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë në Shqipëri ngrihet Instituti i Tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë në Shqipëri ngrihet Instituti i Tumoreve

Aktualitet
E enjte, 30 Korrik 2026 11:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi ditën e sotme, se në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ngritjen e Institutit të parë të Tumoreve në Shqipëri, një strukturë e konceptuar sipas modeleve evropiane.

Në daljen publike, pas mbledhjes së Qeverisë, Sala bëri të ditur se ky është një vendim historik dhe sfidë personale për të.

“Shqipëria do të ketë për herë të parë një Institut të Tumoreve, të organizuar sipas modeleve më të mira evropiane. Modeli mbi të cilin është mbështetur ngritja e tij është ai i Milanos.

Në fushën klinike, instituti do të ofrojë shërbime të kirurgjisë onkologjike, kimioterapisë dhe radioterapisë. Në fushën e mësimdhënies, ai do të angazhohet në formimin dhe edukimin e specialistëve të onkologjisë, ndërsa në fushën e kërkimit do të krijohet një njësi e studimeve klinike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është me rëndësi të veçantë, pasi do t’u mundësojë pacientëve shqiptarë të bëhen pjesë e studimeve klinike ndërkombëtare, duke u dhënë akses në barna inovative dhe trajtime të reja.

Aktualisht në vend funksionojnë tetë pika kimioterapie. Me hapjen e pikës së re në Spitalin Rajonal të Fierit, ky numër do të rritet në nëntë. Instituti do të shërbejë si qendra kombëtare e koordinimit të rrjetit të pikave të kimioterapisë në të gjithë vendin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendimi i miratuar nga Qeveria i hap rrugë krijimit ligjor të Institutit të Tumoreve, ndërsa tashmë nis puna për ngritjen e strukturës dhe përcaktimin e mënyrës së funksionimit të tij.

Vendimi i miratuar sot krijon bazën ligjore për themelimin e institutit. Tashmë do të nisë puna për ndërtimin e strukturës organizative dhe vënien në funksion të tij”, deklaroi Sala.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 5 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 6 orësh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se Instituti i Tumoreve do të funksionojë pranë Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, lidhur me koston që do të ketë ngritja e këtij instituti, Sala sqaroi se ai do të financohet përmes buxhetit të alokuar për funksionimin e tij, ndërsa për komponentin e kërkimit shkencor do të ketë edhe një fond shtesë nga buxheti i shtetit.

“Instituti do të qëndrojë aty ku është fizikisht shërbimi i Onkologjisë. Ne kemi plane për ta rikonstruktuar, për ta zgjeruar dhe do t’ju informojmë. Si institut shkencor, kjo do të jetë hera e parë, ndaj do të ketë edhe një pjesë buxheti shtesë nga buxheti i shtetit për pjesën kërkimore-shkencore”, deklaroi ajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.