Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu inaguron Urgjencën e Re Polivalente në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në profilin e tij në facebook një video në lidhje me vizitën e ministres së shëndetsisë Ogerta Manastirliu për inagurimin e Urgjencës së Re Polivalente në QSUT.

“SPITALI I RI QENDROR I QSUT -Hapet Urgjenca e Re Polivalente, me standardet më të larta ndërkombëtare e me kushte optimale, duke e bërë spitalin e ri plotësisht funksional, si investimi që vulos Rilindjen e Shëndetësisë Shqiptare”– shkruan Edi Rama.

Në të vertetë investimet e qeverisë në QSUT janë të mëdha, duke e shndërruar këtë institucion diagnostikimi dhe kurimi në qendrën më të kualifikuar dhe me aparaturat më bashkëkohore. Kuptimplotë ishte dhe vajtja e kryeministrit Rama për tu operuar në QSUT, ku mjeku i mirënjohur, profesor doktor Arben Gjata dhe të tjerë, mbeten garancia e madhe për shendetin e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë QSUT ka aparaturat më të mira, bile të prodhimit të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?