Ministrja e Turizmit: 1 milion vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të këtij vitit

Rreth 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480, 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

SHKARKO APP